Ballina Aktualitet Shqipëri Gazetarja: Kurrë se kam parë Vlorën kaq bosh në pikun e sezonit...

Gazetarja: Kurrë se kam parë Vlorën kaq bosh në pikun e sezonit turistik, kështu është kur e keni mendjen si t’ia fusni turistëve

Tashmë jemi në pikun e sezonit turistik.

Por, duket se gjërat nuk po shkojnë fort mirë.

Gazetarja Eglantina Nikollaj që ndodhet në Vlorë për pushime, shkruan se nuk e ka parë kurrë qytetin kaq bosh, në këtë periudhë.

Keshtu eshte kur e keni mendjen vetem si e si t’ja fusni turistit.

Ai vjen te shpenzoje dy leke qe mezi i ka kursyer 12 muaj, por ti ia jep nje dhome sa nje qeli burgu per 70 euro e kusur, nje kokerr veze 5- 8 mije leke dhe nje peshk te qelbur rezervati 10 mije leke, por dhe 12 apo 15 mije.

Jemi ne kulmin e sezonit dhe Vlora ka kapitulluar.

Pa piken e ndonje organizimi asgjekundi.

Kurre se kam pare kaq bosh!

Shezlonget jo nje e dy, por ne seri bosh.

Njerezit kane reflektuar se sjane idiote. Shkojne ne Mal te Zi, Turqi etj.

Aty ku e dine se e vertet e shpenzojne lekun, por mbushin dhe barkun pa hesap se paku.

Se deti te shton dhe oreksin jo per gje”, shkruan ajo.(TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews