Ballina Argëtim Gafa të pafalshme! Portieri Karius gjen rival (VIDEO)

Gafa të pafalshme! Portieri Karius gjen rival (VIDEO)

Loris Karius është kthyer në shembull të dështimit pas gafave të vazhdueshme që nisën në finalen e Champions League e vazhdojnë ende.

Por së fundmi mediat sportive po raportojnë se Karius ka gjetur një rival të denjë për gafat gjatë lojës.

Bëhet fjalë për portierin e Montreal Impact, Evan Bush që luan në Major League Soccer në SHBA .

Ky i fundit në ndeshjen që skuadra e tij zhvilloi me Portland Timbers, kreu dy gabime që sollën edhe golat e kundërshtarëve duke bërë të mundur që ndeshja të përfundojë me barazimin 2-2.

Gafat e tij nuk i lanë indiferentë përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët e bombarduan Evan Bush me ironitë e tyre në orët e fundit, ndërkohë që edhe video e gafave të tij po bën xhiron e botës. /albeu.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews