Ballina Aktualitet Lajme Ftesa për në NATO, Opozita greke kritikon Ciprasin

Ftesa për në NATO, Opozita greke kritikon Ciprasin

Lideri i partitë opozitare grek Demokracia e Re Micotakis tha se për shkak të njohjes së gjuhës dhe nacionalitetit maqedonas, në marrëveshjen e firmosur nga kryeministri Cipras, qeveria greke po i hap rrugën vendit fqinj të anëtarësohet në NATO. Sipas tij, partnerët e koalicionit qeveritar mbajnë përgjegjësi të madhe dhe populli së shpejti do t’i gjykojë.

Sot në Bruksel, Kamenos dhe Cipras shtetit fqinj ia hapin dyert drejt integrimit në NATO. Kështu, e dorëzojnë armën më të madhe të negocimeve që kishte Greqia dhe ishte linjë kombëtare në 27 vitet e fundit – deklaroi Kirjakos Micotakis, Demokracia e re.

Drejtuesja e Lëvizjes për ndryshime Fofi Genimata në një intervistë për televizionin Alfa tha se ftesa për duhet jepet atëherë kur Shkupi të ketë implementuar marrëveshjen në tërësi.

Dua që tani në këtë moment të drejtoj një thirrje që të mos ketë ftesë për Shkupin. Vendi ynë nuk duhet tani ti jep përparësitë e veta pa mos qenë të sigurt nëse ana tjetër do të jenë të suksesshëm për të kryer të gjitha obligimet që i kanë marrë – tha Fofi Genimata, Lëvizja për ndryshime.

Mediat greke raportojnë se nën dyshimin se kanë tentuar të pengojnë marrëveshjen për emrin dhe kanë rrezikuar sigurinë kombëtare, Greqia ka dëbuar dy diplomatë rus dhe dy të tjerëve ua ka ndaluar hyrjen. Zëdhënësi i Qeverisë greke Canakopolus tha se Athina nuk do të lejojë asnjë sjellje që shkel ligjin ndërkombëtar./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews