Ballina Bota Frikë nga terrorizmi, aeroporti në Zvicër u mbyll për dy orë

Frikë nga terrorizmi, aeroporti në Zvicër u mbyll për dy orë

Mëngjesin e së martës (17 korrik), në mes të orës 8:25 dhe 10:00 në Euro-Aeroportin e Bazelit çdo procedurë u ndërpre për një orë e gjysmë.

Shkaktarë të kësaj ndëprerjeje ishin dy shtetas rumunë, të cilët kishin lënë bagazhin e tyre në aeroport dhe kishin shkuar të tërhiqnin të holla në një bankë brenda qytetit të Bazel-it, pasiqë sipas tyre, ato që kishin me vete nuk u mjaftonin për të blerë biletat, raporton Albinfo.ch. E për këtë veprim policia franceze tha se dy rumunët kanë shkelur disa dispozita ligjore për të cilat, mund të përballen me një gjobë prej 750 eurove dhe kjo për arsye se policia franceze kufitare dhe ushtarët që patrullojnë në kontekst kundër-terrorizmit, ishin njoftuar për dyshime rreth një sulmi.

Si pasojë e këtij njoftimi janë evakuuar tre salla të fluturimeve binacionale, raportojnë gazetat franceze.

Sipas EAP, aktivitetet në aeroport kanë rifilluar në orën 10:05. Nga ky incident janë prekur dymbëdhjetë fluturime. Relacionet e prekura janë Sofja, Antalia, Tel Aviv-Yafo, Frankfurt, Londër Heathroë, Barcelona, Copenhagen, Budapest, Brindisi dhe dy herë Palma.

@tn.lajmelokale
@tetovanews