Ballina Aktualitet Shqipëri FOTOT/ Lëkundjet e tërmetit pasoja në institucione, dëmtime tek Ministria e Bujqësisë...

FOTOT/ Lëkundjet e tërmetit pasoja në institucione, dëmtime tek Ministria e Bujqësisë dhe Teatri Kombëtar

Lëkundjet e tërmetit që përfshinë sot Shqipërinë e mesme, kanë shkaktuar dëme jo veç në subjekte private por edhe në disa institucione.

Dy më të dëmtuarat kanë qenë godina e Ministrisë së Bujqësisë, ajo e Teatrit Kombëtar dhe disa godina të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Raportohet se tek ministria është çarë pjesa ballore, ndërsa tek teatri janë konstatuar çarje të soletës dhe dëmtim të kolonave.

Sipas Institutit Kombëtar të Ndërtimit, pas lëkundjeve në strukturën e këtij të fundit u konstatua një shkëputje e soletës nga kolona, karakteristikë e tërmetit, si dhe plasaritje të freskëta që përbëjnë problematikë për rënien e strukturave.

Më herët u raportuan edhe dëmtime në Kryesinë e Kuvendit, por institucioni reagoi menjëherë duke deklaruar se pas verifikimeve nuk ka asgjë serioze dhe se vijohet normalisht agjenda.

Sa i përket dëmeve në subjekte private, ministria e Mbrojtjes raportoi këto dëme:

“1.Rënia e një catie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë

2.Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese

3.Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.

4.Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.

5.Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.

6.Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.

7.Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews