Ballina Aktualitet Lajme Fluksi i emigrantëve, Rojet Kufitare Europiane mund të hyjnë edhe në Maqedoni

Fluksi i emigrantëve, Rojet Kufitare Europiane mund të hyjnë edhe në Maqedoni

Komisioni Europian dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë gjatë ditës së mërkurë kanë arritur një marrëveshje për mundësimin e ndërhyrjes në territorin maqedonas rojeve kufitare europiane në rast të fluksit migrator drejt Bashkimit Europian.

Kjo marrëveshje hap rrugën për‘’misione të përbashkëta’’ me Agjencinë Europiane të rojeve kufitare dhe rojeve bregdetare, shkruan Albinfo.ch. Bashkimi Europian ka nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë dhe shpresoj të arrij një të tillë me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.

“Kjo marrëveshje me autoritetet maqedonase do t’i mundësojë Agjencisë Europiane të rojeve kufitare dhe rojeve bregdetare për të ofruar gjithë potencialin e saj, duke iu përgjigjur në mënyrë të shpejtë sfidave migratore dhe duke mbrojtur kufijtë tanë të përbashkët”, është shprehur komisionioneri europian për Migracionin, Dimitris Avramopoulos.

@tn.lajmelokale
@tetovanews