Ballina Sport “FIFA The Best 2018”, përcaktohen 10 të nominuarit, mungon Neymar

“FIFA The Best 2018”, përcaktohen 10 të nominuarit, mungon Neymar

FIFA ka zbuluar 10 kandidaturat që do të garojnë mes tyre për të fituar çmimin prestigjoz individual FIFA The Best për vitin 2018. Në listën e publikuar nga qeveria e futbollit botëror ka ndikuar shumë paraqitja e futbollistëve në Kupën e Botës, ndërsa çuditërisht mungon emri i Neymar Jr.

Braziliani është i përjashtuari i madh për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit që jepet nga FIFA. Nga kampionët e freskët të botës, janë përzgjedhur tre futbollistë, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe dhe Raphael Varane i cili fitoi dhe Championsin me Realin e Madridit gjatë këtij viti.

Nuk mungojnë as dy yjet e futbollit botëror Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ndërsa FIFA ka shpërblyer për sezonin fantastik që kanë zhvilluar edhe Mohamed Salah, Luka Modric, Harry Kane dhe dy belgët Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard.

Në fillim të shtatorit të nominuarit për këtë çmim prestigjoz do të jenë vetëm 3, ndërsa në 24 shtator në Londër shumë më herët se zakonisht do të përcaktohet futbollisti fitues i FIFA The Best për vitin 2018.(gazeta-Shqip.com)

@tn.lajmelokale
@tetovanews