Ballina Aktualitet Rajoni Fatos Lubonja thirrje për dhunë me zjarr, gurë dhe shkopinj: Ta rrëzojmë...

Fatos Lubonja thirrje për dhunë me zjarr, gurë dhe shkopinj: Ta rrëzojmë Ramën si në Kukës, e vetmja zgjidhje

Fatos Lubonja mendon se e vetmja formë për të protestuar ndaj qeverisë “Rama” është ajo me zjarr, gurë dhe shkopinj.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të sulmojnë shefin e qeverisë siç bënë banorët e Kukësit.

“Ka një arrogancë të paparë. Nëse kalon Teatri është një çështje alarmi. Jemi para një çmendurie ku ca njerëz nuk njohin kufi për të grabitur. Shembja e Teatrit ndalohet duke përdorur formën e protestës së Kukësit,” tha Lubonja në news24.

Ndër të tjera ai thotë: “Nuk mendoj se janë vetëm dy palë në këtë çështje është një palë jashtë politikës. Unë mendoj se këtu ka një problem siç është memoria e një kombi dhe vlerat shpirtërore të asaj godine të Teatrit.

Tek tema e teatrit nuk është vetëm kjo çështje. Këtu janë çështjet e tjera që kanë të bëjnë me atë se çfarë tregon ky moment se ku është katandisur Shqipëria sa i përket shtetit të së drejtës. Janë shumë gjëra që përmblidhen tek ngjarja e Teatrit.

Duan të grabisin pronën publike duke nëpërkëmbur Kushtetutën. Këtu nuk ka përgjegjësi vetëm një person. Rama mund edhe të çmendet dhe nuk mund ta ndjekin 73 parlamentarë. Veliaj na ka premtuar 0 ndërtime në Tiranën historike.

Këtu janë përgjegjës të gjithë dhe nuk është një njeri. Fakti që e ndjekin të tjerët mbrapa tregon se ku jemi katandisur” tha Lubonja.(TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews