Ballina Argëtim Jetë & Stil Fakte të çuditshme mbi botën që kurrë nuk i keni ditur

Fakte të çuditshme mbi botën që kurrë nuk i keni ditur

Bota në të cilën jetojmë është e pafundme, misterioze dhe askush nuk mund të dijë gjithçka për të.

Megjithatë, duke mësuar më shumë fakte rreth botës, ne mund të jemi më afër që ‘të dimë gjithçka’.

Faktet na lejojnë të krahasojmë të dhënat, të gjejmë paralele interesante në botë dhe të vlerësojmë plotësisht diversitetin e saj.

Ne jemi të sigurt se shumë pak njerëz dinë për gjëra të tilla si një qytet i mbushur me diamanatë në jug të Gjermanisë, për shembull. Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut!

Më poshtë do të gjeni shumë më shumë fakte, që jemi të bdinur se do të bëjnë që ju ta shihni botën nga një perspektivë krejtësisht ndryshe, transmeton Klan Kosova.

Veshi i djathtë dëgjon më shumë se ai i majti. Kjo ndodh për shkak se dy gjysmat e trurit nuk punojnë në të njëjtën mënyrë. Gjatë fëmijërisë, truri i majtë është më aktiv. Kjo anë e trurit është përgjegjëse për të folurit dhe gjuhën.

Delfinët meshkuj i japin dhurata delfinëve femra. Ata i dhurojnë një sfungjer si simbol të qëllimeve të tyre serioze.Në Kinë, e bardha është ngjyra e zisë.

Delet mund të njohin fytyrat e njerëzve, madje edhe në fotografi.Ekziston një qytet që përbëhet nga 72 tonë diamantë që gjenden në mure të shkrira së bashku me materialet e ndërtesave.

Nikolai Shustov, një biznesmen rus i shekullit të 20-të vendosi të promovojë konjakun e tij të ri. Ai punësoi të rinj që shkonin në bare dhe kërkonin konjakun e Shustovit. Kur në bar nuk kishte konjak, ata fillonin një përleshje. Si rezultat, pronarët e bareve duhej të blinin konjakun dhe njerëzit kështu mësuan se ky konjak ekzistonte.

Balenat kërcejnë nga uji për të komunikuar. Madje, bëjnë një zhurmë të madhe për të tërhequr balenat e tjera që nuk janë më larg se 2.4 milje.Ashtu si njerëzit, macet mund të jenë majtakë dhe djathtakë.

Fundi i oqeanit është deformuar nga pesha e ujit.

Edhe kafshët i fryjnë hundët por një gjë e tillë është shumë e vështirë për ta.

Njerëzit e pasur në Kinë punësojnë njerëz që u ngjajnë shumë dhe i dërgojnë në burg në vend të tyre, nëse kanë nevojë.

“Barbie” nuk është emri i kukullës së famshme në gjithë botën, është vetëm një pseudonim. Emri i plotë i kukullës është Barbara Millicent Roberts.Kur pemët janë në gjumë të thellë, degët e tyre bien.

Amviset indiane kanë në pronësi 11% të rezervave të arit në botë. Kjo do të thotë se ato kanë më shumë ari se Zvicra, SHBA dhe Gjermania, bashkë.Një bletë punëtore mund të prodhojë vetëm 1/12 e lugës së çajit mjaltë gjatë tërë ciklit të jetës.

Majmunët japonezë mësuan se si të blejnë ushqime nga makinat shitëse. Ata i marrin monedhat në rrugë dhe i përdorin ato.

Matematicienti George Dantzig aksidentalisht zgjodhi një problem të matematikës në teorinë statistikore duke menduar se ishte detyrë e shtëpisë. Ai ishte vonë për mësim dhe nuk e dinte se çfarë ekuacioni ishte shkruar në tabelë.

Ka një shtet që është në një platformë të braktisur ushtarake në mes të detit.

Një pinguin mashkull i propozon një pinguini femër me një gur. Nëse gruaja pajtohet, ajo e merr atë në fole.

Lufta më e shkurtër në botë zgjati 38 minuta.

Armadillo femër mund ta shtyjë lindjen për 2 vjet, nëse ajo është e stresuar.Kështu duket një kafkë e njerëzve para se të humbë dhëmbët primarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews