Ballina Bota Europë, pjesa më e madhe e ilaçeve merren gabim, rreth 195 mijë...

Europë, pjesa më e madhe e ilaçeve merren gabim, rreth 195 mijë persona të vdekur çdo vit

Pjesa më e madhe e ilaçeve në Europë që merren me rekomandim nga mjeku (30-50%), jepen në mënyrë të gabuar, duke shkaktuar kështu vdekjen e 194.500 personave çdo vit.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila nënvizon se kostoja e gabimeve të marrjes së medikamenteve mund të shkojë deri në 125 miliardë euro në vit.

Neglizhimi, mos përpjekja për të kuptuar terapinë që duhet ndjekur, janë disa nga motivet që shtyjnë pacientin për të mos i marrë në mënyrë të saktë mjekimet.

“Pikërisht mbi këto pika duhet punuar”, shpjegojnë ekspertët.

Në analizën e bërë ndaj zbatimit terapeutik për të drejtat e të sëmurëve, 13 rajonë shihen që kanë shpresa fillimisht tek mjeku i familjes, më pas tek specialistët, farmacistët dhe infermierët./dita/

@tn.lajmelokale
@tetovanews