Ballina Argëtim Jetë & Stil Era Istrefi deklaratë për Kosovën në mes të Rusisë (VIDEO)

Era Istrefi deklaratë për Kosovën në mes të Rusisë (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka mbërritur në Rusi për performancën fantastike që do të dhurojë në finalen e Kampionatit Botëror.

Së bashku me aktorin Ëill Smith dhe këngëtarin Nicky Jam, bukuroshja shqiptare u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp të mbajtur dy ditë para finales.Duhet të themi se këngëtarja shqiptare ishte shumë e emocionuar, por arriti të japë një mesazh të fuqishëm për lëvizjen e lirë që prek bashkatdhetarët e saj në Kosovë:

“Do të doja që qytetarët e çdo shteti të udhëtonin lirisht për të parë Rusinë e bukur “, u shpreh ajo duke iu referuar faktit që shtetasit e Kosovës nuk mund të udhëtojnë lirisht jashtë kufijve.

Kjo deklaratë u cilësua si e rëndësishme për faktin që Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.Era tha gjithashtu se momenti më i paharrueshëm i Botërorit ishte kur luajti Zvicra dhe dy shqiptarët (Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka) shënuan gol.

Pati dhe një moment të sikletshëm kur përkthyesja harroi që Era duhej t’i përgjigjej pyetjes së gazetarit, por këngëtarja shqiptare e kapi situatën në moment.

Këngëtarja zgjodhi emrin e futbollistit më të mirë të Botërorit, Cristiano Ronaldo dhe e përgëzoi për performancën e tij në Botëror.

@tn.lajmelokale
@tetovanews