Ballina Sport E konfirmon Bayerni, Boateng në bisedime me PSG-në

E konfirmon Bayerni, Boateng në bisedime me PSG-në

Mbrojtësi i Bayern Munichut mund të transferohet në Francë.
Jerome Boateng ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germain për transferim nëLigue 1.Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori ekzekutiv i Bayernit, Karl Heinz
Rummenigge, i cili ka thënë se është në pritje të një oferte të kënaqshme e cila do
ta bind klubin për ta shitur 29-vjeçarin, shkruan KosovaPress.“Momentalisht nuk ka pasur kontakte direkte mes dy klubeve”, ka thënë
Rummenigge.“Por agjentët e lojtarit dhe PSG kanë biseduar. Ne duhet të presim nëse do të
gjejmë gjuhën e përbashkët për transferimin e tij”.“Duhet të gjejmë shumën e cila do të jetë e pranueshme për të dy klubet në mënyrë
që ky transferim të realizohet”.“Ne kemi mjaftueshëm lojtarë në pozitën e mbrojtjes edhe nëse Boateng largohet”,
ka theksuar ai.Bayerni e vlerëson reprezentuesin gjerman prej 50 deri 60 milionë euro./KosovaPress/

@tn.lajmelokale
@tetovanews