Ballina Aktualitet Kosovë E dhimbshme: Familjes së njëjtë i kishin vdekur edhe 3 anëtarë para...

E dhimbshme: Familjes së njëjtë i kishin vdekur edhe 3 anëtarë para 29 vitesh në këtë rrugë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën, pasi një familje pesë anëtarëshe kanë vdekur gjatë një aksidenti në rrugën Suharekë-Duhlë.

Rasti ka ndodhur kur vetura e tipit BMW është përplasur me një autobus.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.

Telegrafi mëson se në veturën e familjes nga Sopia e Suharekës, kanë qenë kryefamiljari J.S., me bashkëshorten, dy fëmijët e tyre si dhe nëna e viktimës J.S.

Kësaj familjeje, ngjarje e rëndë iu kishte ndodhur edhe para 29 viteve.

Telegrafi mëson se babai i viktimës J.S, sëbashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident komunikacioni në rrugën e Duhles.

@tn.lajmelokale
@tetovanews