Ballina Bota Analiza Donald Trump sillet si qullac përpara Putinit në Helsinki

Donald Trump sillet si qullac përpara Putinit në Helsinki

Nuk fitohet kështu kundër Rusisë

Nga Douglas E. Schoen (Fox News)

Të hënën në Helsinki, Presidenti Trump la shumëkënd të zhgënjyer me sjelljen e tij në samitin me Presidentin rus Vladimir Putin.

Nuk kishte ndonjë gjë të gabuar që Trump po takohej kokë më kokë me Putinin. Në fakt, do të argumentoja që në shumë raste, diplomacia më e mirë vjen nga takimet ballë për ballë me kundërshtarët. Megjithatë, takimi ishte shumë problematik në atë që sa pak bëri Trump për çështje serioze që lidhen me Vladimir Putinin dhe vendin e Rusisë në botën moderne.

Në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp, President Putin ishte kalkulues dhe në zotërim të të situatës. Ndryshe nga ai, Presidenti Trump dukej pa autoritet, duke e lavdëruar Putinin aty ku duhej ta kritikonte, dhe duke humbur shanse për t’u përballur me të për veprimet më flagrante të tij në dekadën e kaluar, përfshi edhe ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane të 2016 dhe aneksimit të paligjshëm të Krimesë në 2014.

Gjatë fjalimeve të parapërgatitura nga Putin dhe Trump ishte e qartë se kush prej tyre kishte udhëhequr bisedën. Ndërsa Presidenti Putin paraqiti një kornizë të qartë për përparimi e interesave ruse në kontekstin e marrëdhënieve SHBA-Rusi, Trump dukej se nuk kishte ndonjë plan, duke kërcyer nga një premtim i mjegullt në tjetrin për përmirësim të marrëdhënies sone me Rusinë dhe duke u marrë më shumë me çështje të brendshme amerikane, sidomos zgjedhjet presidenciale të 2016. Në vend që t’i kërkonte llogari Putinit për ndërhyrjen në zgjedhje, ai u mor me fitoren e tij ndaj Hillary Clinton.

Kur Trump tha, “Është për të ardhur keq që të ekzistojë qoftë edhe sado pak njollë mbi të. Njerëzit e dinë, njerëzit e kuptojnë”; kjo ishte një shembull i qartë i përpjekjes së tij për të mos iu përgjigjur drejtpërsëdrejti pyetjes.

Në një pikë, Presidenti Trump madje citoi pasaktësisht numrin përfundimtar të Kolegjit Elektoral të dy viteve më parë. Edhe kjo në përpjekje për të shmangur pyetjet që të cilave nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej.

Në mënyrë kyçe, nuk pati asnjë lëshim nga Rusia, në asnjë çështje që meritonte diskutim. Akoma edhe më shqetësuese, Trump nuk shfaqi dëshirën që të paraqiste qendrimet amerikane për këto çështje. Dhe mungesa e lëshimeve nga Putini të kujton mungesën e vënies në zbatim të premtimeve të fryra nga samiti me udhëheqësin e Koresë së Veriut, diktatorit tjetër vrasës, Kim Jong Un.

Ndonëse secili vend mbështet palë të ndryshme në konfliktin sirian, Trump sugjeroi që aid he Putini do të bashkëpunonin për të sjellë ndihmë humanitare për popullin e Sirisë, pavarësisht nga fakti se nevoja për ndihmë humanitare ka ardhur kryesisht nga mbështetja e palëkundur e Putinit për diktatorin sirian, Bashar al Assad.

Për më tepër, Trump nuk përmendi as shqetësimet e aleatëve tanë në NATO, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, lidhur me kërcënimet territoriale me të cilat përballen në rajonin balltik.

Gjatë gjithë konferencës së shtypit, Trump nuk arriti të dënojë apo as që ta pranojë paligjshmërinë e veprimeve të Putinit në Krime dhe Ukrainë.

Kur u pyet nëse do t’i kërkonte llogari Rusisë, për ndonjë prej veprimeve të mëparshme, Trump i dredhoi pyetjes dhe nuk dha vërtet ndonjë përgjigje. Mungesa e vullnetit nga Trump për të bërë ballë Rusisë lidhur me këtë çështje shërben vetëm për ta doësuar aleancën perëndimore dhe mund të inkurajojë inkursione të tjera në territorin e vendeve sovrane. Putini ka marrë mesazhin se Trump nuk do të reagojë.

Akoma me më rëndësi është përzjerja në punët e zgjedhjeve. Trump refuzoi të mbështeste shërbimet e inteligjencës amerikane dhe të akuzonte Putinin për ndërhyrje, duke thënë se nuk sheh ndonjë arsye se pse rusët do të ndërhynin ilegalisht.

Kur një President në fuqi thotë publikisht se beson një udhëheqës të huaj dhe jo ekipin e tij të inteligjencës kjo është shokuese dhe e dënueshme. Në një kohë kur demokracia jonë përballet me kërcënime të rënda është thellësisht shqetësuese që një president të marrë anën e vetë vendit që na ka sulmuar.

Për më shumë, paaftësia nga Trump për të dalluar mes bashkëpunimit të fushatës së tij dhe sulmit flagrant të Rusisë ndaj emokracisë sonë, lejoi Putinin që të mbjellë akoma edhe më shumë përçarje gjatë konferencës së shtypit.

“A mund të më jepni një fakt të vetëm që provon qartësisht bashkëpunimin? Kjo është tërësisht pakptim, ashtu si e ka thënë së fundi edhe vetë Presidenti”, i tha Putini një reporteri.

Trump, dhe sidomos vendi ynë, nuk mund të fitojë përballë Pujtinit, nëse nuk tregojmë besim dhe bindje ndaj synimeve dhe vlerave amerikane. Presidenti Trump nuk arriti ta bëjë këtë të hënën.

Në vend që të përballej me Putinin, Trump ofroi të bashkëpunojë me Rusinë pikërisht për problemet që vetë Rusia është duke i shkaktuar.

Ashtu si kanë vënë në dukje disa analistë me mend, kjo strategji është sit ë lejosh kriminelin të hetojë krimet e veta. Është mendjeshkurtër dhe naïve ndaj nga Presidenti Trump pritet të bëjë më shumë në të ardhmen.

(Përktheu Ruben Avxhiu)

@tn.lajmelokale
@tetovanews