Ballina Argëtim Doganierët gjerman çuditen se çfarë i gjejnë shqiptarit në bagazh (VIDEO)

Doganierët gjerman çuditen se çfarë i gjejnë shqiptarit në bagazh (VIDEO)

Nuk është diçka e panjohur se shqiptarët sa herë kthehen në vendet perëndimore pas pushimeve në vendlindje i mbushin bagazhet me gjëra shtëpiake, si ajvar, speca, suxhuk e të ngjashme. Doganierët gjerman, janë habitur kur kanë gjetur në bagazhin e një shqiptari, ajvar dhe gjëra të tjera shtëpiake, edhe pse ato nuk kanë qenë të kundërligjshme.

Në emisionin televiziv gjerman të TV Kabel 1,”Kujdes, kontrolli”, kësaj radhe është kontrolluar një autobus nga Maqedonia.

Doganierët gjermanë të Rosenheimit e kanë kontrolluar bagazhin e udhëtarëve nga Maqedonia. Fokusi kryesor padyshim ka qenë kontrabanda, siç janë psh cigaret. Ato janë pothuajse tre herë më të lira në Maqedoni, sesa në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Pas një inspektimi me rreze rentgeni dhe një kontrolli “klasik” me duar, punonjësit e doganave duket se nuk kanë gjetur asgjë që do të shkilte rregulloret e importit. Dhe kështu, autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin.

Ajo më interesantja ka qenë kur ndalohetnjë shqiptar për kontroll. Ai kishte mbushur veturën me shumë artikuj shtëpiak, por edhe gjatë kësaj, doganierët gjermanë nuk kanë mundur të ankohen. Sipas zyrtarit doganor, importimi i produkteve duhet të kontrollohet në vendin e parë të hyrjes në BE, e ajo ka qenë Kroacia. Shqiptari bagazhin e ka pasur të stërmbushur me ajvar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews