Ballina Sport Dita vendimtare për Milanin, CAS jep gjykimin sot

Dita vendimtare për Milanin, CAS jep gjykimin sot

Ditën e sotme skuadra e Milanit do të jetë përballë Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për problemet e “Fair Play”

Tashmë Milani është me një pronar të ri dhe me borxhe të zeruara por përsëri nuk dihet se si do të jetë vendimi i gjykatës dhe për këtë do të duhet të presim deri në fundin e gjykimit që mbahet ditën e sotme.

Më 10 korrik fondi “Elliot” pati njoftuar zyrtarisht hyrjen në klub e njëkohësisht paraqiti vullnetin e tij për të krijuar stabilitet ekonomik te kuqezinjtë.

Praktikisht, vendimet që ajo mund të marrë janë vetëm tre, por në asnjërin nga këto raste dënimi ndaj Milanit nuk mund të rëndohet.

Mundësia e parë që klubi i Milanit të shpëtojë nga këto telashe dhe të shfajsohet nga trupa gjykuese çka do të përkthehej në pjesëmarrje në Ligën e Europës, por shoqëruar me disa masa shtrënguese në lidhje me merkaton dhe numrin e lojtarëve.

Vendimi i dytë i KAS-it mund të ketë të bëjë me një refuzim të apelimit kuqezi, duke lënë në fuqi vendimin e parë të UEFA-s. Në këtë rast, Milani do mbetej jashtë Europës, teksa e drejta për ankimim do të rifitohej vetëm pas një viti kalendarik.

Vendimi i tretë mund të jetë një ftesë ndaj UEFA-s për të lehtësuar masën ndëshkimore në dëm të kuqezinjve dhe në këtë rast, “Djalli” do të përballej me një sanksion financiar ose masa të tjera, si ato ndaj Interit apo Romës në të kaluarën. /albeu.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews