Ballina Aktualitet Kosovë Dimitrov: Çdo lajm i mirë për Kosovën është lajm i mirë për...

Dimitrov: Çdo lajm i mirë për Kosovën është lajm i mirë për Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nicola Dimitrov sot po qëndron në Kosovë me ç’rast është takuar me homologun e tij shqiptar Behgjet Pacolli, raporton Zëri.Info

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se Maqedonia është mike e Kosovës dhe shteti me të cilin vendi ynë ka më së shumti marrëveshje.

Këto komente Pacolli i bëri në konferencën e përbashkët me homologun e tij pas takimit.

“Kam nderin që jam këtu me homologun tim. Ai në emër të institucionit që përfaqëson ka ndihmuar Kosovën në çdo takim. Ne me Maqedoninë kemi një traditë të marrëdhënieve të mira reciproke dhe kemi numrin më të madh të marrëveshjeve të nënshkruara. Kosova është mik i natyrshëm i Maqedonisë dhe kështu do të vazhdojnë marrëdhëniet dypalëshe. Takimi i parë qeveritar asgjë paraparë në shtator të këtij viti”, ka thënë ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews