Ballina Top Lajm Demaçi varroset të shtunën, nesër homazhe në Teatrin Kombëtar

Demaçi varroset të shtunën, nesër homazhe në Teatrin Kombëtar

Veprimtari i çështjes kombëtare, dhe ish i burgosuri politik, Adem Demaçi, ka vdekur sot.

Ceremonia për varrimin e tij do të mbahet të shtunën dhe do të jetë me ceremoni shtetërore.

Kurse, gjatë ditës së nesërme është paraparë që nga ora 12:00 të këtë homazhe në Tetarin Kombëtar të Kosovës.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Bujar Gashi, i ka thënë lajmi.net se veprimtari i shquar i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, ka vdekur rreth orës 17:40.

Ai thotë se përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor nuk ka mundur të shpëtojë.

Veprimtari i ndjerë, thotë Gashi, ka vdekur në shtëpinë e tij.

“Në 16:54 është pranu thirrja. Në 17:00 ekipa ka arrit në shtëpinë e të ndjerit. Janë bërë përpjekje jetëshpëtuese për rreth 40 minuta, mirëpo nuk ka mundur të rikthehen funksionet vitale”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/

@tn.lajmelokale
@tetovanews