Ballina Argëtim Jetë & Stil Dalin pamjet e aksidentit të rëndë të aktorit me famë botërore (VIDEO)

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë të aktorit me famë botërore (VIDEO)

Këto janë pamjet e aksidentit të frikshëm që pësoi aktori Hollywooudian George Clooney të martën në Sardenjë.

Një kamera e sigurisë ka fiksuar momentin kur 57-vjeçari që po udhëtonte me një skuter përplaset me një makinë ‘Mercedez Benz’ që po ecte kundërvajtje përballë tij.Siç duket edhe ne videon e publikuar nga Corriere Della Sera, Clooney ka fluturuar disa metra në ajër për të rënë më pas në asfalt.

Edhe pse aksidenti duket shumë i rëndë, aktori fatmirësisht ja doli pa dëmtime të mëdha, kjo edhe falë kaskës mbrojtëse.Kanë qenë shërbimet e urgjencës që i dhanë ndihmën e parë.

Megjithatë atij i duhet të qëndrojë 20 ditë nën mjekim jashtë spitalit, për shkak të disa tronditjeve në gju dhe frakturave në legen.

Aksidenti bëri që Clooney të ndërpresë xhirimet e serialit, arsye për të cilën ai ndodhej në Itali.

@tn.lajmelokale
@tetovanews