Ballina Aktualitet Ekonomi Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni, lirohet dizeli

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni, lirohet dizeli

Benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga mesnata e sotme do të shiten për një denarë më lirë, ndërsa dizeli do të jetë një denarë e gjysmë më i lirë.

Me vendim të KOmisionit Rregullator për Energjietikë, çmimi i ri i Eurosuper BS 95 do të jetë 71 denarë, Eurosuper BS-98 do të jetë 73 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të jetë 51.5 denarë për litër. Kurse çmimi i Eurodisel do të jetë 62.5 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi me pakicë i mazutit do të ulet për 0.81 denarë për kilogram dhe do të shitet për 33.897 denarë.

KRRE vendimin për ndryshimin e derivateve të naftës e ka sjellur në bazë të çmimit të mesatar të naftës në tregun botëror./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews