Ballina Aktualitet Shqipëri ‘Çmenduri’ në jug, stuhia godet bregdetin, shihni çfarë bëhet në Radhimë (VIDEO)

‘Çmenduri’ në jug, stuhia godet bregdetin, shihni çfarë bëhet në Radhimë (VIDEO)

Kapriçot e motit s’kanë të sosur në Shqipëri. Ndërsa fundjava që kaloi ishte me temperatura tejet të larta, dita e parë e javës ka nisur me ulje të temperaturave, reshje shiu e breshëri dhe stuhi në bregdet. Lapsi.al sjell një video nga Radhima. Siç shihet në pamje, plazhi është boshatisur totalisht aq sa stuhia të krijon përshtypjen se jemi në një stinë dimri. Të gjithë ata që kanë planifikuar pushime gjatë kësaj jave, me siguri që do të jenë zhgënjyer.

© LAPSI.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews