Ballina Aktualitet Lajme Britania e Madhe jep 11 milionë sterlina për Ballkanin Perëndimor

Britania e Madhe jep 11 milionë sterlina për Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të njoftojë sot se vendi i tij do të ” jap 10 milionë funte (11 milionë e 326 mijë euro), për të ndihmuar në krijimin e aftësive digjitale dhe perspektivave të punësimit për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor” si dhe 1 milion të tjera shtesë (1 milion e 132 mijë euro) për adresimin e trashëgimisë të së kaluarës, duke përfshirë identifikimin e viktimave të luftërave të viteve 1990.

Sipas Ministrisë së Jashtme të këtij vendi, përmes financimit Këshilli Britanik do të sigurojë trajnime për fëmijët në mbi 4,500 shkolla, me qëllim të rritjes së shkathtësive digjitale dhe shkathtësive bazë në të gjithë rajonin.

Siç thuhet në njoftimin për shtyp, “duke siguruar qasje në një arsimim digjital, ky financim do të ndihmojë në nxitjen e gjeneratës së ardhshme të inovatorëve dhe sipërmarrësve, si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar”.

Poashtu thuhet se Sekretari i Jashtëm do të “përsërisë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor duke shpallur një milion shtesë për të ndihmuar rajonin të adresojë çështjet e vështira të trashëgimisë së së kaluarës”, transmeton Klan Kosova.

Më tej, kjo ministri njofton se”ky financim i ri demonstron angazhimin e përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor” dhe se “tregon dëshirën tonë për të ndihmuar rajonin të kapërcejë disa nga kapitujt më të vështirë në historinë e tyre dhe të hapë rrugën për një më të begatë të ardhmen. ”

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër, është samiti i pestë i Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet sot dhe nesër në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, transmeton Klan Kosova.

@tn.lajmelokale
@tetovanews