Ballina Aktualitet Rajoni Berisha: Sot vendoset copëtimi i dytë i trojeve shqiptare, Greqia na merr...

Berisha: Sot vendoset copëtimi i dytë i trojeve shqiptare, Greqia na merr 1200 km sipërfaqe deti

Sali Berisha ka reaguar për marrëveshjen për çështjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha theksoi se kjo është ditë e zezë në historinë e kombit shqiptar, ndërsa shtoi se Shqipëria ia dorëzoi detin dhe nderin Greqisë. Ai tha se mes të tjerash se sot do të firmohet në Londër mes Ramës dhe Cipras copëtimi i dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare, ndërsa tha se Greqisë do t’i falen 1200 km siperfaqe deti.

REAGIMI I BERISHËS:
Dite e zeze ne historine e kombit shqiptar!
Shqiperia dorezon detin dhe nderin e saj Greqise!
Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne nje akt madhor te tradhtisë kombëtare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:
– Coptimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,
– Greqia i merr Shqiperise 1200 km siperfaqe deti dhe
– Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.
Por perveç kesaj, Jorgo Zografi i dyte sot ne Londer tradheton, poshteron dhe dorezon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalet ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqte me te eger ne historine kombetare te shqiptarve, ai shkelmon mbi historine, sakrificen, genocidin e çameve dhe çamerise martire.
Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojne nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe t’a hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar! sb

@tn.lajmelokale
@tetovanews