Ballina Aktualitet Rajoni Berisha mbron gjyqtarët e shkarkuar: Gjueti shtrigash ndaj veriorëve!

Berisha mbron gjyqtarët e shkarkuar: Gjueti shtrigash ndaj veriorëve!

hkarkimi nga detyra i dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca dhe Admir Thanza, për ish-kryeministrin Sali Berisha vjen nga Kryeministri Edi Rama.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha thekson se qëllimi i Ramës është hakmarrja dhe ”gjuetia e shtrigave” ndaj shqiptarëve me origjinë nga Veriu. Ndërkohë ai pohoi se gjithçka është e qëllimshme nga Rama, që të marrë në dorë Gjykatën e Lartë.

Postimi i plotë i Berishës

Rrofte reforma, poshte drejtesia! Te dashur miq, dje, ne emer te vetingut, dy gjykates te Gjykates se Larte, Tom Ndreca dhe Admir Thanza u nxoren jashte sistemit te drejtesise.

Duke mbeshtetur ne çdo rast zbatimin e ligjit, natyrisht kurre me dy dhe tre standarte, ketu nuk do te merrem me analizen e procesit te vetingut, qe ka degraduar publikisht ne nje proces qe zhvillohet ne teresi me ndonje perjashtim rastesor, me liste dhe si hakmarrje primtive dhe gjueti shtrigash e ne shenjen e urrejtjes te Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj origjines nga veriu apo asaj klasore te vetuarve.

Nuk do te ndalem ketu as dhe ne peshen qe rendojne mbi kete proces shumat marramendese te parave te krimit te Aldo Bareve mbi vetoret e Edvinit per vendimet e tyre, etj… Por do te theksoj ketu se me vendimet e djeshme, krye krye kreu Edvin Kristaq Rama i dha goditjen e meshires dhe de faco asgjesoi apo paralizoi edhe Gjykaten e Larte te vendit, dhe se bashku me te asgjesoi edhe sistemin universal tre shkalle kushtetues te drejtesise ne Shqiperi dhe Kushtetuten e vendit e shendroi ne nje leter pa vlere.

Pra per te gjithe ata shqiptare qe i thone kushtetutes se vendit kushtetute dhe sistemit te drejtesise, sistem drejtesie, ne Shqiperi pushteti gjyqesor i ndertuar sipas kushtetutes si ne çdo vend te lire te botes ne tre shkalle, ka rene dhe Kushtetuta ka vdekur.

Sot narkorepublika orwelliane e Shqiperise eshte i vetmi vend i planetit me sistem drejtesie me dy shkalle, pra pa shkalle te trete. Pas paralizes se plote te Gjykates se Larte, me vendimin e djeshem te vetoreve te Edivinit, dhe pas grushtit te shtetit brenda shtetit dhe asgjesimit po me vetoret e Edvinit te Gjykates Kushtetuese dhe shnderrimit te saj ne nje kadaver kushtetuese, te gjitha fuqite e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese jane transferuar de facto ne zyrat e krye krye kreut Edvin Kristaq Rama.

Me keto akte qe permbysen Kushtetuten dhe vet rendin kushtetues te vendit, reforma e drejtesise e realizoi qellimin e saj sorosjan, shnderrimin e drejtesise ne Shqiperi ne dege te ekzekutivit te Edvin Kristaq Rames. Ndaj dhe sot kriminelet e mbare Shqiperise, vrasesit, plaçkitesit, perdhunuesit, trafikantet, narkopolicet, narkodrejtoret, narkoçakejte e narkoqeverise, narkoministrat me ne krye krye kreun Edvinin brohorasin me eufori te papermbajtur “Rrofte reforma, poshte drejtesia”./gazetashqip.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews