Ballina Aktualitet Lajme Bejli: Sot është koha e shpresës për Maqedoninë

Bejli: Sot është koha e shpresës për Maqedoninë

Ambasadori amerikan Xhes Bejli në fjalimin e tij të mbrëmshëm, në festën me rastin e shënimit të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë të SHBA-së, e cila u mbajt në hapësirat e Ambasadës amerikane ndër të tjera tha se është koha e shpresës për Maqedoninë. Qytetarët janë me të përqendruar në lidhjet formale që lidhin Maqedoninë me fqinjët e saj, me Evropën, SHBA-në, NATO-n, BE-në, janë të përqendruar në Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë. Ai shtoi së është arritur progres i rëndësishëm vitin e kaluar dhe në pritje jemi për lajme të mira nga Samiti i NATO-s javën e ardhshme.

Në fjalimin e tij ishin të pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev, shumë zëvendëskryeministrave dhe ministrave në Qeveri, deputetëve, liderëve të partive politike nga pushteti dhe opozita, përfaqësues të institucioneve të sektorit joqeveritar dhe nga korri diplomatik.

“Popujt e dy vendeve tona e ndajnë dëshirën për sukses, sepse me mund punojnë. Duam ligjet tona të krijojnë ambient të barabartë për të gjithë dhe duam fëmijët dhe nipërit tanë ta jetojnë jetën e mbushur me mundësi, liri dhe paqe”, porositi ambasadori Bejli.

Shënimi i 242 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së kaloi në shenjën e xhinsit, si prodhim autentik amerikan dhe brend që nga shekulli 19. Tradicionalisht festimi ka përfunduar me fishekzjarr.

@tn.lajmelokale
@tetovanews