Ballina Bota BE dhe Japonia konfirmojnë një marrëveshje tregtare historike

BE dhe Japonia konfirmojnë një marrëveshje tregtare historike

Drejtuesit e Bashkimit Europian ndodhen edhe sot në Tokio ku do të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë të prezantuar si historike, që do të jetë gjithashtu një sinjal i fortë përballë proteksionizmit të Donald Trump.
Para Japonisë, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kreu i Komisionit, Jean-Claude Juncker bënë një ndalesë në Kinë, me rastin e samitit të 20-të BE-Kinë, me të njëjtin objektiv për të shtrënguar radhët përballë presidentit amerikan.

“Multilaterizmi është nën sulm. Ky është një sulm i pazakontë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore”, theksoi Juncker në një intervistë me presidentin kinez, Xi Jinping.“Është koha për të shmangur konfliktin dhe kaosin”, deklaroi Tusk.Takimi në Tokio ishte parashikuar fillimisht javën e kaluar në Bruksel, por kryeministri japonez, Shinzo Abe u detyrua të anulonte udhëtimin e tij për shkak të përmbytjeve në perëndim të vendit, ku humbën jetën më shumë se 220 banorë.Marrëveshja me Japoninë, nënshkrimi i të cilës i kushtohet diskutimeve të hapura në vitin 2013 është historike dhe bërbën marrëveshjen më të rëndësishme të negociuar ndonjëherë nga Bashkimi Europian”, sipas zëdhënësit të Komisionit Europian, Margaritis Schinas.

@tn.lajmelokale
@tetovanews