Ballina Sport Barça afër blerjes së yllit të PSG

Barça afër blerjes së yllit të PSG

Mesfushori i Paris Saint-Germain Adrien Rabiot është i gatshëm të largohet nga kryeqyteti francez gjatë kësaj vere për të kaluar tek Barcelona.

Rabiot tashmë ka arritur akord në terma personale me skuadrën spanjolle, por deri tani është përballur me refuzimin e zyrtarëve të PSG-së.

Megjithatë mediat franceze shkruajnë se PSG tashmë është gati ta lë të largohet, pas vendimit që ka marrë për të trajneri i ri Thomas Tuchel.

Gjermani nuk e ka Rabiot në planet e tij, ndaj megjithëse do të donte të mund të llogariste me të, është i gatshëm ta lë të ndërrojë ambient.

@tn.lajmelokale
@tetovanews