Ballina Teknologji Baojun E200, një veturë elektrike ideale për qytet

Baojun E200, një veturë elektrike ideale për qytet

Pas modelit E100, kompania kineze Baojun ka përgatitur edhe një tjetër veturë elektrike për qytet e quajtur E200.

Tani për tani, dihet vetëm se E200 ka motor elektrik me kapacitet prej 39 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë maksimale ta arrijë deri në 100 kilometra në orë, transmeton Koha.net. Po ashtu, me vetëm një karikim të baterisë, E200 mund të kalojë deri në 200 kilometra.

Sa i përket dimensioneve, Baojun E200 është i gjatë 2.5 metra, i gjerë 1.5 metra dhe i lartë 1.6 metra, ndërsa boshti i tij i rrotave është i gjatë 1.6 metra. Po ashtu, rrotat e tij janë me madhësi prej 12-inç (me goma 145/70R12).

@tn.lajmelokale
@tetovanews