Ballina Bota Babë e bijë nga Kosova vdesin në një aksident trafiku në Gjermani...

Babë e bijë nga Kosova vdesin në një aksident trafiku në Gjermani (VIDEO)

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur sot në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26 vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4 vjeçare kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Mediat gjermane shkruajnë, se BMW-ja, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova është përplasur në mënyrë ballore me një kamion. Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion. Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin.

Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochwald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg. Si rezultat i
përplasjes, shoferi i makinës vdiq në vendin e aksidentit, shkruan media gjermane schwarzwaelderbote.de,
përcjellë “Bota sot”. Media merr vesh se viktimat janë nga komuna e Deçanit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews