Ballina Sport Arrihet akordi mes PSG dhe Juves / Braziliani do transferohet në Paris

Arrihet akordi mes PSG dhe Juves / Braziliani do transferohet në Paris

Alex Sandro, mbrojtësi i majtë anësorë i Juventusit do të transferohet në Paris. Siç është raportuar nga “Tuttosport”, klubi parizien do të arrijnë një draft të parë të marrëveshjes me agjentin e Alex Sandro, katër ose pesëvjeçare, me pagë 4.5 milionë euro në sezon, në mënyrë të konsiderueshme më shumë se 2.8 milionë euro të fituara aktualisht në Torino.

Prandaj, është e nevojshme të arrihet një marrëveshje me Juventusin, i cili e vlerëson brazilianin midis 45 dhe 50 milionë euro, pothuajse dyfishin e 20 + 6 milionëve të shpenzuara në vitin 2015 për ta blerë atë nga Porto. Në rastin e largimit të Alex Sandro do të kishte një përpjekje për dy lojtarë me kontratë në përfundim (në vitin 2019): Juan Bernat i Bayern Munich dhe Matteo Darmian i Manchester United./CNA.al/

@tn.lajmelokale
@tetovanews