Ballina Bota Arrestohet e veja e islamikut çeçen Al Shishani në Stamboll

Arrestohet e veja e islamikut çeçen Al Shishani në Stamboll

Pesë pjesëtarë të grupit xhihadist Shteti islamik (SHI) janë arrestuar në fillim të korrikut në Stamboll, ndërsa mes tyre është edhe Seda Dudurkaeva, e veja e islamikut çeçen tarkan Batirashvili, i njohur si Abu Omar Al Shishani.

Autoritetet turke madje sot publikuan për arrestimin e grupit.

Dudurkaeva është vajza e një ish-ministri çeçe. Ajo dhe Al Shishani janë çeçenë me origjinë nga Gjeorgjia, me ç’rast Al Shishani luftoi në anën e armatës gjeorgjiane në luftën e shkurtër me Rusinë në vitin 2008, pasi që ka kryer stërvitje amerikane për spiunë.

Al Shishani e ka braktisur Gjeorgjinë në vitin 2010, për shkak të një konflikti me autoritetet, pas së cilës nga viti 2012 është komandant i grupit islamik në Siri, me bazë në Alepo.

Informacione të paverifikuara se është vrarë në luftimet në Siri janë përhapur nga viti 2014, ndërsa në verën e vitit 2016 SHI-ja konfirmoi se Al Shishani është vrarë në luftën në Irak.

@tn.lajmelokale
@tetovanews