Ballina Aktualitet Lajme Angelov punësohet si këshilltar, rroga 41 mijë denarë

Angelov punësohet si këshilltar, rroga 41 mijë denarë

“Branitelli” Stojance Angelov e ka lënë punën në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njofton agjencia e lajmeve INA.

Angelov ka vendosur ta ndërroj vendin e punës sepse vlerëson se ky është një moment kyc për të ardhmen e Maqedonisë.

Ai tani do të punoj si këshilltarë në M-NAV (navigacioni maqedonas) me rrogë fillestare prej 41 mijë denarëve.

Ndryshe kohë më parë si këshilltarë ishte punësuar edhe Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha. Por reagimet e shumta në opinion e detyruan atë që të jap dorëheqje ende pa filluar punën.

Bashkëluftëtarët e tij sot presin të shohin se a do të ketë reagime për Angellovin, ashtu sic pati për komandant Hoxhë, njeriun që kontribuoi për lirinë e shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews