Ballina Sport Anderson në finalen e Wimbledon. Fiton ndeshjen e katërt më të gjatë...

Anderson në finalen e Wimbledon. Fiton ndeshjen e katërt më të gjatë në historinë e tenisit

Kevin Anderson është finalisti i parë i Wimbledon. Afrikano-jugori mundi amerikanin John Isner në ndeshjen e katërt më të gjatë në historinë e tenisit.

Përballja mes dy shtatlartëve zgjati 6 orë e 36 minuta dhe përfundoi me rezultatin 3-2 për Andersonin (7-6, 6-7, 6-7, 6-4 dhe 26-24).

Ndeshja më e gjatë në historinë e tenisit ka si protagonist sërish John Isner, i cili në vitin 2010, po në Wimbledon, fitoi pas 11 orë e 5 minutash lojë ndaj francezit Nicolas Mahut.

Në finale, Anderson do të ndeshet me fituesin e çiftit Rafael Nadal-Novak Djokovic./dita/

@tn.lajmelokale
@tetovanews