Ballina Aktualitet Rajoni Ambasadori britanik kërkesë Fatmir Xhafës: Kapi peshqit e mëdhenj, janë ende në...

Ambasadori britanik kërkesë Fatmir Xhafës: Kapi peshqit e mëdhenj, janë ende në oqean…

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman tha se peshqit e mëdhenj janë ende në oqean. Gjatë fjalës së tij në një aktivitet ku u prezantuan gjetjet e një sondazhi për Policinë, ai tha se anëtarët e grupeve kriminale vazhdojnë të jenë me imunitet.

“Unë e di që ministrat e Mbretërisë së Bashkuar mezi po presin të kalojnë kohë me ministrin Xhafaj dhe ekipin e vet në takime të ndryshme me të. Kemi shembuj suksesi. Një vit është një kohë shumë e shkurtër sa i përket zbatimit të ligjit. Ka ende sfida. Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet t’i kapë”, shtoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews