Ballina Aktualitet Lajme Ali Ahmeti: Mbi 90 për qind e shqiptarëve do të marrin pjesë...

Ali Ahmeti: Mbi 90 për qind e shqiptarëve do të marrin pjesë në referendum (Video)

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se ftesa për anëtarësimin e vendit në NATO është akt për t’u festuar. Ahmeti shtoi se në vitin 2008 ftesa nga NATO nuk erdhi pasi dallimet me Greqinë ishin shumë më të mëdha.

Ali Ahmeti intervistën për TV21 është dashur ta realizojë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, por për shkak të siç tha, sigurisë së tij e ka anuluar atë dhe ka ardhur në studio, me këshillë të personave të cilët kujdesen për sigurinë e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Unë nuk jam në bela me askënd, por veprimtaria ime dhe bashkëpunëtorëve të mi i ka penguar dikuj, por edhe temperaturat e larta dhe nuk kemi dashur të mundojmë qytetarët. Sigurisht se çdo person publik ka kërcënime dhe rreziqe, por këto nuk duhet të jenë tema jonë”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ndërsa sa i përket referendumit për marrëveshjen me Greqinë, ai tha se kanë pasur dallime edhe me LSDM-në edhe me OBRM-PDUKM-në. Ahmeti shtoi se shqiptarët janë “pro” marrëveshjes me Greqinë dhe sipas tij, mbi 90 për qind e votuesve shqiptarë jo vetëm që do marrin pjesë në referendum, por do të jenë propagandues për dalje edhe më të madhe.

“Dallimet ekzistojnë dhe ne bëmë tërheqje dhe u dakorduam që pasi dy palët maqedonase duan që kjo çështje të kalojë në referendum atëherë edhe ne u pajtua. Por, referendumi mund edhe të keqpëdroret në aspektin numerik, nga ndikimet e jashtme. Për ne me rëndësi është që referendumi të jetë i suksesshëm”, theksoi Ahmeti./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews