Ballina Aktualitet Kosovë Albin Kurti takohet me Kryeministrin Zoran Zaev

Albin Kurti takohet me Kryeministrin Zoran Zaev

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti po qëndron për një vizitë në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, në Sarajevë. Kurti është takuar atje edhe me disa nga liderët e shteteve të rajonit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Mbrëmë, me rastin e përvjetorit të 14-të të rindërtimit të Urës së Vjetër të Mostarit nga mesi i shekullit XVI, parakaluam simbolikisht tek ajo udhëheqës politikë e shtetërorë nga rajoni, si dhe diplomatë e ambasadorë të shumtë në Bosnje dhe Hercegovinë. Aty ishin edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i Greqisë, Aleksis Cipras, i Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deputeti i SPD-së në Bundestagun gjerman, Josip Juratoviq, ambasadori i Greqisë në B&H, Georgios Iliopoulos etj. Nën organizimin e Qendrës për Paqe nga Mostari kjo ngjarje u pasua me biseda midis neve të ftuarve, gjatë darkës pranë lumit Neretva”, ka shkruar Kurti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews