Ballina Argëtim Akademiku polak kthehet në “hit” në rrjetet sociale, falë maçokut të tij

Akademiku polak kthehet në “hit” në rrjetet sociale, falë maçokut të tij

Ajo që duhej të kishte qenë një intervistë serioze për tensionet politike në Poloni, u kthye në një fenomen vital në rrjete sociale. Akademiku polak kthehet në një fenomen në rrjetet sociale falë macokut të tij.

Aktivisti dhe politologu i opozitës në Poloni Doktor Jerzi Targalski është kthyer tashmë në një fenomen online pasi maçoku i tij Lizio, bëri shfaqjen e tij gjatë një inetrviste të realizuar në shtëpinë e studiuesit.

Targaskli një nga akademikët kryesorë polakë dhe një ish aktivist i opozitës anti komuniste, po jepte një intervistë për televizionin holandez NTR, kur maçoku i rij Lizio vendosi të bëhej pjesë e saj.

Fillimisht ai ngjit në supet e akademikut dhe nisi të luajë duke penguar jo pak herë fjalën e Targasklit, transmeton abcnews.al. Ajo që duhej të kishte qenë një intervistë serioze për tensionet politike në Poloni, u kthye në një fenomen vital në rrjete sociale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews