Ballina Argëtim Kuriozitete 8 vjeçari që mbaroi shkollën e mesme pritet të regjistrohet në fakultet

8 vjeçari që mbaroi shkollën e mesme pritet të regjistrohet në fakultet

Tetëvjeçari Laurent Simons, babai i të cilit është belg, kurse nëna holandeze, e ka koeficientin e inteligjencës 145. Ai ka arritur ta përfundojë shkollën e mesme dhe ta marr diplomën. Shkollimi ishte paraparë gjashtë vjet për shkollë të mesme, por ai ka arritur ta përfundojë për një vit e gjysmë, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për radio stacionin RTBF, Laurent ka zbuluar se lënda e preferuar për të është matematika, “pasi që është e gjerë, ka statistika, gjeometri, algjebër”.

Ai planifikon që pas përfundimit të shkollës së mesme të pushojë dy muaj, e më pas të niset drejt fakultetit. Dëshira e tij është që të merret me kompjuterë, por e tërheqë edhe puna e kirurgut dhe astronautit.
“Nëse nesër ndërron mendje dhe vendos të bëhet zdrukthëtar, do ta mbështesim, e rëndësishme është që ai është i lumtur”, ka thënë babai i tij, dhe ka shtuar se Laurenti gjithmonë ka qenë fëmijë i veçantë, nuk ka dashur të luaj me fëmijët tjerë e as me lodra.

@tn.lajmelokale
@tetovanews