Ballina Bota Kardiokirurgu tetovar, SEFER ABDIJA me duar të arta që operon zemrat e...

Kardiokirurgu tetovar, SEFER ABDIJA me duar të arta që operon zemrat e gjermanëve

“Operimi në zemër është shkencë dhe art”.
Kështu e nis komunikimin ekskluzivisht për portalin, AMERIKA-RADIO, dr. Sefer Abdija, mjeku kardiokirurg shqiptar me origjinë nga vendbanimi Shipkovicë e Tetovës, që ka arrit kulmin e karrierës në Gjermani.

Kardiokirurgu dr.med SEFER ABDIJA punon si shef i kardiologjisë në Qendrën Kardiologjike “ LUDWIGSLUST” në Berlin të Gjermanisë, dhe me vite arriti që të shëroj qindra pacientë të sëmurë nga zemra, përmes operacioneve më të komplikuara kirurgjike.

Ky është një tjetër rast suksesi, për të cilin shkruajnë sot mediat e huaja.

Kardiokirugu SEFER ABDIJA 49 vjeçari shqiptar jeton dhe punon si kardiokirurg në Spitalin më të madh në Berlin të Gjermanisë, shkruan ekskluzivisht, portali AMERIKA-RADIO.
Po cili është ky mjekë që po numëron sukseset një pas një dhe pacientët nga Gjermania dhe vendet tjera po i besojnë që të operojnë zemrën dhe pacientët dalin shumë të kënaqur pas operimit çdo ditë e më shumë?

Një histori suksesi që nuk ndodh çdo ditë.“Ëndrra ime në vogëli ka qenë të bëhesha doktor, mjek. Por gjithçka ndodhi rastësisht. Dëshira e madhe për mjekësin nisi në moshën 10-vjeçare,atëherë kur me prindërit e mijë rastësisht e vizituam një familjarë në spital. Në këtë vizitë më kujtohet, si sot, se si personeli mjekësor ju ndihmonte pacientëve hallexhinjë. Desha që edhe unë ne jetë tju ndihmoja pacientëve. Nga ajo ditë u dashurova me këtë profesion kaq të mrekullueshëm human”, rrëfen mjeku Abdija duke treguar se medicina ka qenë një dashuri me shikim të parë që më pas u rrit e u bë dashuria e madhe e jetës.

Këtë e konfirmon edhe babai i Seferit. Ai jeton sot me bashkëshorten e tij në një nga lagjet më të njohura të Berlinit.

SEFER ABDIJA, është një emër i njohur në kardiokirurgjinë e Berlinit në Gjermani.

Gjithmonë i buzëqeshur me një bukuri karakteristike të burrit të vërtetë, që sfidat di t’i kthejë në punë dhe suksese.

SEFER ABDIJA është diplomuar në Universitetin e Hamburgut në Gjermani, dhe mban në supe mbi 20 vite eksperiencë në fushën e kardiokirurgjisë.
I lindur dhe e arsimuar pjesërisht në Tetovë,ndërsa pjesën në më të madhe në Gjermani ku është diplomuar gjithashtu në Universitetin e Hamburgut.

Është i martuar, jetonë në qytetin e Berlinit, dhe ka dy fëmijë. Vajzën dhe djalin 14 vjeç.

Veç përkushtimit të tyre për të kontribuar në komunitet dhe karrierës profesionale, familja ABDIJA krenohet të tregojë rrënjët e tyre nga SHIPKOVICA E TETOVËS dhe origjinën shqiptare, kudo shkojnë dhe çfarëdo bëjnë. Dhe ia kanë dalë. Ia kanë dalë të njihen kudo, si shqiptarët e mrekullueshëm, shkruan në storjen speciale, portali AMERIKA-RADIO.

@tn.lajmelokale
@tetovanews