Ballina Argëtim Jetë & Stil 11 fakte të padëgjuara më parë rreth filmit Titanic

11 fakte të padëgjuara më parë rreth filmit Titanic

Po ju tregojmë 11 fakte mbi filmin e shumë shikuar dhe të pëlqyer në mbarë globin Titanic:

1. Aktorë si Tom Cruise, Brad Pitt, Christian Bale, Macaulay Culkin dhe Mattheë Mçonaughey morën pjesë në audicione për rolin e Jack Dawson. Kate Winslet madje bëri edhe një provë me Matthew Mçonaughey. Por në fund rolin e mori i riu dhe (asokohe jo shumë i njohuri) Leonardo DiCaprio.

2. As Kate Winslet nuk e pati të lehtë. Madonna, Sharon Stone, Nicole Kidman, Gëyneth Paltroë, Wynona Rider dhe Uma Thurman qenë konkurrentet e saj. Për ta fituar rolin me patjetër, Kate gjeti numrin e telefonit të regjisorit dhe e telefonoi menjëherë: “Duhet ta marr unë rolin. Do të ishe i çmendur nëse nuk do të më merrje mua.” Kate e ka mohuar këtë, por ka pranuar se i ka dërguar trëndafila James Cameron- it (regjisorit) me shënimin “Nga Rose- a juaj”.

3. Filmi Titanic kushtoi më shumë se vetë anija. Vlera e filmit qe 200 milionë dollarë ndërsa e anijes vetëm 7.5 milionë dollarë.

4. Sipas skenarit, Rose duhej ta gjuante të fejuarin me takë, por Kate mendoi se do të dukej më mirë nëse do ta pështynte në fytyrë. Dhë kështu u bë!

5. Cameron nuk dëshironte të kishte asnjë kolonë zanore në film. Por kompozitori James Horner në mënyrë të fshehtë regjistroi këngën e Celine Dion- it dhe ia dha kasetën më pas regjisorit. Këngëtarja kishte dyshimet e saj rreth këngës por kur lexoi skenarin ndryshoi mendje. Në fund të regjistrimit, të gjithë u përlotën!

6. Ju kujtohet fraza e DiCaprio- s: Unë jam mbreti i botës? Qe i gjithi improvizim nga ana e tij.

7. Filmi ka thyer shumë rekorde. Ndër të tjera, qe filmi që qëndroi për më gjatë në ekrane: 287 ditë.

8. Fustani i Kate Winslet- it u realizua në një mënyrë që të dukej perfekt edhe i lagur.

9. Pjesa e drunjtë që Rose përdori për të shpëtuar është gjetur pas përmbytjes së vërtetë të anijes. Momentalisht ndodhet në muze në Halifax.

10. Skena ku Jack pikturon portretin e Rose është realizuar që me herën e parë pasi regjisori dëshironte të dilnin në pah emicionet e sinqerta dhe reagimet e natyrshme. Për më tepër, aktorët nuk e njihnin njëri- tjetrin. Por Winslet s’mund ta linte në dorë të fatit. Para se të nisnin xhirimet, duke ditur fare mirë ç’skenë do luhej i tregoi gjoksin Leondardo- s në mënyrë që ai të mos ndihej në siklet përballë kamerave.

11. Në të njëjtën skenë, Jack bëri një gabim. I tha Rose- it të shkonte në shtrat kur në të vërtetë duhet t’i thoshte të shkonte në kolltuk.

@tn.lajmelokale
@tetovanews