Ballina Shëndeti ​Cigaret elektronike të dëmshme si ato të zakonshmet

​Cigaret elektronike të dëmshme si ato të zakonshmet

Cigaret elektronike përmbajnë metale toksike të rënda.

Hulumtimet e fundit flasin për dëshmi të reja, ku sugjerohet se nivele potencialisht të pasigurta të metaleve toksike mund të bëjnë rrugën e tyre në avujt e cigareve elektronike.

“Cigaret elektronike janë po aq të këqija sa duhani”, thonë kompanitë e sigurimeve që vendosin politika të njëjta për të dy llojet e cigareve, shkruan “Dailymail”.

Përdoruesit e cigareve elektronike duhet të paguajnë deri në 65 përqind më shumë për primet e sigurimit të jetës, sesa jo-duhanpirësit.

“Kostoja është e barabartë me 26 £ shtesë në muaj, mesatarisht për uljen e sigurimit afatgjatë me mbulimin e sëmundjeve kritike”, thuhet në sondazhin faqes së krahasimit të çmimeve “MoneySuperMarket”.

Kevin Pratt, ekspert i çështjeve të konsumatorëve në faqen e internetit, tha se “përdorimi i nikotinës në çdo formë, duke përfshirë arna dhe çamçakëz, do të konsiderohet si një duhanxhi dhe duhet të jeni pa nikotina për 12 muaj për të marrë prime më të ulëta”.

Pratt tha se nuk është bërë dallim midis pirjes së duhanit dhe përdorimit të cigareve elektronike, sepse studimet shkencore në lidhje me ndikimin e shëndetit të cigareve elektronike nuk kanë qenë përfundimtare deri më tani.

VIDEO bonus:
Loading...