Ballina Bota Turqia del edhe nga gjendja e jashtëzakonshme

Turqia del edhe nga gjendja e jashtëzakonshme

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka vendosur të mos shtyjë më tej gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të shtetit të vitit 2016.

Vendimi është marrë pas dakordësisë së arritur me aleatët në qeverisje.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta pro qeveritare Sabah, ku thuhet se votimi i cili realizohet çdo tre muaj për shtyrjen e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të bëhet.

Duket se ulja e tensioneve ka ardhur vetëm pak ditë nga rizgjedhja për një mandat të dytë në krye të Presidencës së Erdogan.

Përballë kandidatëve ai ka marrë 53 për qind të votave. Pas kësaj fitoreje ai ka deklaruar se pjesëmarrja e me 90 për qind të zgjedhësve ka treguar sistemin demokratik në qeveri.

Tashmë Erdogan ka nisur negociatat me aleatët, ku partia e lëvizjes nacionaliste e kryesuar nga Devlet Bahceli, mund të ketë dhe postin e Kryeministrit.

Vendosja e gjendjes së jashtëzakosshme ëshë përcjellë shpesh me kritika, ku Erdogan është akuzuar se e ka shfrytëzuar për miratimin e ligjeve të cilat kufizojnë lirinë e medias si dhe forcojnë pushtetin e tij.

@tn.lajmelokale
@tetovanews