Ballina Showbiz Turjan Hysko braktis “Vizion +”? Reagon për herë të parë moderatori: “Vendim...

Turjan Hysko braktis “Vizion +”? Reagon për herë të parë moderatori: “Vendim i vështirë, por i pakthyeshëm!”

SHPËRNDAJE

Më në fund, Turjan Hysko ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet se do të  braktis ekranin e “Vizion Plus” si dhe detyrën si drejtor në platformën “Tring”. Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Turjan Hysko konfirmon se në sezonin e ri televiziv do të shfaqet në një tjetër ekran.

“Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuar, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në Vizon Plus! Një vendim i vështirë, por i pakthyeshëm, i ardhur natyrshëm pas një eksperience që mund ta quaj fantastike në tërësinë e saj!”, – ka shkruar ai.

Turi e mohoi disa herë lajmin se do të zhvendosej në “Klan Plus” në postin e drejtorit ekzekutiv, derisa u kap “mat” në ambjentet e televizionit “Klan” në shoqërinë  e Aleksandër Frangaj. Mësohet se ai do të nisë në sezonin e ri një emision game – show. Gjithashtu sipas burimeve të “anabel.al” u bë e ditur ditën e djeshme se edhe “Apartamenti 2xl” është zhvendosur drejt televizionit “Klan”, madje është realizuar edhe mbledhja e parë për sezonin e ri.