Ballina Lajme TETOVË, EVIDENTOHEN 1329 RASTE TË SHKELJES SË LIGJIT NË KOMUNIKACION

TETOVË, EVIDENTOHEN 1329 RASTE TË SHKELJES SË LIGJIT NË KOMUNIKACION

Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se gjatë muajit të kaluar, në Tetovë dhe rrethinë janë evidentuar gjithësej 1329 kundërvajtje në trafik.

Numri më i madhë i tyre është tejkalimi i shpejtësis së lejuar, në vendbanime dhe jasht vendbanimeve 170 raste, dhe parkim jo i regullt 102 raste.

Gjithashtu njoftojnë se në muajin maj, janë zbuluar 62 vetura pa regjistrim ose me regjistrim të skaduar, 9 vetura me paregullsi teknike, deri sa 44 shoferë kanë drejtuar veturën në gjendje të alkoolizuar, kundërvajtje për të cilat janë paraparë gjoba ligjore me vlerë prej 100 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit.

Në këtë periudhë, janë regjistruar edhe 125 të ashtuquajtur ,,vozitës të egër,, individ të cilët nuk kanë poseduar leje valide për vozitje, si dhe 100 vozitës fillestarë, të cilët nuk i kanë respektuar, gjejësisht nuk janë përmbajtur përkufizimeve të parapara me ligj. Dy persona kanë vozitur gjatë masës mbrojtëse-(Ndalesë), dhe gjithashtu aqë kanë drejtuar me kategori të papërshtatshme për drejtim të automjetit, kundërvajtje që jo rrallë konstatohen në rajonin e Tetovës.

VIDEO bonus: Tërmeti në Shqipëri VIDEO nga Tetova: MOTI: PUBLICITET: PUBLICITET:
Loading...