Ballina Argëtim Jetë & Stil Të humbasësh 5 kg falë dietës me pjepër

Të humbasësh 5 kg falë dietës me pjepër

Dieta e pjeprit ju lejon te humbisni 5 kilogramë por ne te njëjtën edhe te pastroni organizmin dhe te luftoni celulitin. Pjepri është një nder frutat me te mire te verës atëherë perse te mos e shfrytëzoni për tu kthyer ne forme dhe te bëheni gati për ne plazh/ Ky ushqim ne fakt është i pasur me veti te cilat favorizojnë dobësimin e shpejte dhe pa shume sakrifica.

Pjepri është i varfër me kalori duke qene se për çdo 100 gr produkt përmban vetëm 34 kalori. Një fete pjepër është e pasur me përbërës te rëndësishëm si për shembull kripëra minerale dhe vitamina. Jo vetëm ai përbehet rreth 90% ujë dhe për me tepër ju jep ndjesinë e ngopjes por gjithashtu është ne gjendje për te luftuar edhe celulitin dhe strijet.

Pasi te keni konsumuar disa porcione do te ndjeheni menjëherë te ngopura dhe si pasoje nga ky frutë do te përfitojë edhe lëkura juaj e cila do te jete me e hidratuar fale eliminimit te toksinave dhe vitaminës A një antioksidante i fuqishëm. Pjepri përmban gjithashtu shume flavonoid te cilët favorizojnë veprimin e radikaleve te lira dhe potas i cili mban nen kontroll presionin arterioz dhe rrahjet e zemrës. Uji dhe fibrat favorizojnë funksionin e duhur te zorrëve.

Kështu pjepri është ideal nëse dëshironi ti jepni një sprint metabolizmit tuaj dhe humbisni peshe ne një kohe te shkurtër.

Por si funksionon dieta me pjepër? Ne mëngjes konsumoni një sallate me pjepër, kos natyral, drithëra dhe çaj jeshil. Për vakte te ndërmjetme mund te konsumoni pak akullore me këtë shije apo një lëng te freskët pjepri për ta shoqëruar me disa bajame apo arra.

Ne dreke zgjidhni karbohidrate integrale për ti shoqëruar me perime te stinës te pjekura dhe te rregulluara me pak vaj ulliri. Ne mbrëmje preferoni te konsumoni pak proshute krudo me 5 feta pjepër duke e zgjedhur si sallate. Dieta me pjepër është perfekte edhe për ato qe dëshirojnë te marrin një ngjyre te bukur ne plazh sepse pjepri është i pasur me betakaroten një substance e cila stimulon prodhimin e melaninës./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews