Ballina Bota Tajlandë, 12 futbollistët e bllokuar në shpellë mund të jenë gjallë

Tajlandë, 12 futbollistët e bllokuar në shpellë mund të jenë gjallë

Zëvendëskryeministri i Tajlandës është shprehur optimist se grupi i futbollistëve të bllokuar brenda një shpelle janë ende gjallë.

Kërkimet për ekipin e futbollistëve adoleshentë vazhdojnë prej 3 ditësh.

12-të djemtë, të moshës 11-16 vjeç si edhe trajneri i tyre hynë në shpellën në provincën Chiang Rai të shtunën.

Zhytësit rifilluan përpjekjet e tyre për ti shpëtuar të martën pasi rritja e nivelit të ujit pezulloi kërkimet.

Ata thanë se kanë gjetur gjurmë të freskëta brenda shpellës, duke ngritur shpresat se grupi i futbollistëve është gjallë.

“Jemi akoma optimist se të gjithë janë gjallë,”-tha të martën zëvendëskryeministri Prawit Wongsuwon. “Edhe pse nuk kanë asgjë për të ngrënë, ata duhet të kenë ujë për të pirë”.

Shpella Tham Luang Nang Non është një atraksion turistik, që të dërgon shumë kilometra nëntokë.

Djemtë dhe trajneri i tyre 25-vjeçar mendohet të jenë në një dhomëzat e shpellës.

Të afërmit e dëshpëruar kaën shkuar në shpellë, e cila shtrihet pranë kufirit me Myanmar, duke mbajtur një ceremoni lutjeje për kthimin e tyre të sigurt.

Si u bllokua ekipi futbollit brenda në shpellë?

Ekipi dhe trajneri i tyre besohet se kanë hyrë në shpellën e Tham Luang Nang Non pasditen e së shtunës.

Ekipet e shpëtimit filluan ti kërkonin mbrëmjen e së shtunës pasi u raportuan të zhdukur. Kërkimi u ndal për pak kohë, por zhytësit e marinës arritën që të ri-futeshin në shpellë të martën.

Sipas Bangkok Post, turistët duhet të kalojnë një lumë të vogël për të hyrë në shpellë, duke e bërë atë të pakalueshëm nëse ka përmbytje.

Niveli i ujit në shpellë shkon deri në 5 metra gjatë të shirave të Tajlandës, nga qershori deri në tetor./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews