Ballina Aktualitet Opinione Sonila Meço: Nga lufta në Vietnam, tek ndërzimi artificial, s’dimë ku ta...

Sonila Meço: Nga lufta në Vietnam, tek ndërzimi artificial, s’dimë ku ta kemi mendjen më parë

Sonila Meço thotë se lajmi se rruga Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë, bëhet me qëllim për të shpërqëndruar vëmendjen e njerëzve.

“Edhe Tiranë-Durrës me pagesë. Lajmi del kur zien shqiptari nga barbarizmi me Teatrin Kombëtar. Enkas, të ç’orientohet shqiptari e të mos dijë nga ta shkarkojë ankthin e protestën më parë.

Mjafton të lexosh lajmin se rruga me pagesë bëhet pasi të rindërtohet dhe kupton se me një lajm si ky, që zor se ndodh në këtë mandat (në e ndërtofshin këtë rrugë, do zhbëjnë tersin si qeveria, që nuk i ecën me rrugët) po shpërqendrohet vëmendja ethshëm nga ngjarjet, që “kafshojnë” egër publiken, tani, këtu, përgjithmonë.

Brenda tre ditësh nga kampet e refugjatëve, tek pagesa për rrugët e tek shembja e Teatrit… si tek Kapedani nga lufta në Vietnam tek ndërzimi artificial, drama pas komedisë është se Shqipëria është përfundimisht e privatit të Qeverisë”, shkruan ajo.(TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews