Ballina Shëndeti Psikologji Si ta kuptoni që keni rreth vetes një njeri të lig, që...

Si ta kuptoni që keni rreth vetes një njeri të lig, që shpërndan vetëm energji negative

Ka njerëz në jetën tonë që na mbushin me gëzim dhe përçojnë energji pozitive. Ka njerëz të tjerë që na tërheqin poshtë, na bëjnë të ndihemi keq apo fajtorë dhe krijojnë një mjedis toksik. Ndonëse duket e thjeshtë t’i diktosh këta njerëz, është më e ndërlikuar nga se duket. Nëse ndjeni se rrethoheni nga këta njerëz, por thjesht kërkoni të siguroheni lexoni më poshtë shenjat paralajmëruese .

1. Ata luajnë gjithmonë rolin e viktimës

Një person toksik është duke luajtur viktimën gjithë kohën. Ata do të përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni keq për ta ose të fajësoni dikë tjetër.

2. Ata duan vëmendje

Ata zakonisht janë të kënaqur vetëm kur flasin për veten ose kur qendra e botës janë vetë ata.

3. Janë gjykues

Një person toksik jeton për të krijuar negativitet rreth e rrotull. Ata gjykojnë çdo gjë dhe gjithkënd rreth tyre.

4. Ata janë abuzivë

Një person toksik mund të jetë fizikisht abuziv, por abuzimi vjen në forma të ndryshme. Mund të jenë të ashpër me fjalë dhe mund të lëndojnë qëllimisht duke hedhur fjalë për ju ose për të tjerët.

5. Mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë

Atyre nuk u intereson mendimi i të tjerëve dhe mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë ! Nëse nuk pajtoheni me ta, do keni vështirësi të merreni vesh, sepse një njeri toksik nuk bën kurrë kompromis.

6. Ata nuk marrin përgjegjësi

Ata rrallë ndjejnë keqardhje ose empati ndaj njerëzve të tjerë dhe për më tepër janë të papërgjegjshëm.

7. Ata janë mospërfillës dhe nuk dëgjojnë !

Ata gjithashtu nuk kanë respekt për askënd apo për ndonjë gjë tjetër, shkruan living. Një person toksik nuk dëgjon, sepse thjesht nuk u intereson. Ky person kurrë nuk do të jetë një shpatull për të qarë ose një vesh për të dëgjuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews