Ballina Diaspora Shqiptari kthehet hero në Francë, shpëton dy familje (VIDEO)

Shqiptari kthehet hero në Francë, shpëton dy familje (VIDEO)

Një azilant shqiptar, është kthyer në hero në Francë.

Ai ka arritur të shpëtojë dy familje, pas përmbytjeve të fundjavës që përfshinë rajonin e Mayenne-s gjatë fundjavës që lamë pas.

Heroi shqiptar quhet Florim Shehu dhe është nga Kosova.

Mediat franceze shkruajnë se në fillim ai u kujdes për fqinjin dhe dy fëmijët e tij, të cilët ishin të bllokuar në banesën e tyre për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Ai i mori dhe i strehoi në apartamentin e tij një kat më lart.

Më pas e mori në telefon djali i një fqinji tjetër, që jetonte në Paris.

Familja e tij me origjinë ukrainase e cila jetonte në komunën e vogël të Changé, ishte në telashe.

Florim shkoi t’i ndihmonte dhe ata.

Prindërit dhe një grua e re, të cilët jetonin në katin përdhes, ishin në telashe, pasi shtëpia iu ishte mbushur me ujë.

Dera ishte e mbyllur dhe nuk hapej, ndaj Florim i ndihmoi të dilnin nga dritaret.

“Është heroi ynë” thonë fqinjët për shqiptarin nga Kosova.

Florim humbi makinën në ngjarjen e së dielës.

Ai jeton prej tre vitesh në Francë, ku ka aplikuar për azil në  prefekturën e Mayenne-s, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Me gjestin që bëri, nuk është çudi që tashmë ai të marrë lejen për të jetuar në France.

France 3 shkruan se ai është heroi i dytë brenda pak kohëve, pas Mamoudou Gassama, që u bë i famshëm pasi  duke u kacavjerrë deri në katin e katërt arriti të shpëtonte jetën e një fëmije.(TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews