Ballina Aktualitet Kosovë Shqiptari i cili u martua tri herë dhe ka 23 fëmijë (VIDEO)

Shqiptari i cili u martua tri herë dhe ka 23 fëmijë (VIDEO)

Hajzer Bojku, nga fshati Druvarë i Vushtrrisë, është 93 vjeçar dhe është ndër më të moshuarit në rrethinën e Vushtrrisë.
Ai përgjatë këtyre viteve është martuar tre herë dhe është baba i 23 fëmijëve.

Bojku në një rrëfim për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini, tregon mbi jetën dhe sfidat në të cilat ka kaluar ai.

“Jam martuar në moshën 18 vjeçare dhe i kam pasur tre fëmijë me gruan e parë, pasi më vdiq gruaja e parë u martova me të dytën dhe i bëra gjashtë djem, por edhe atë e vrau reja, e gjeti vdekja. Baballaku im hulumtonte, dhe më gjeta gruan e tretë. Kjo i kishte 19 vjeç ndërsa unë 45, por u martuam me pajtim”, rrëfen 93 vjeçari nga Vushtrria.

Ai thotë se këta fëmijë i bëri për të mirën e Kosovës.

“Më ka pyet serbi sa i ke, i kam thënë se i kam 23, më ka thënë çka ke dashtë më gjithë këta fëmijë, i kam thënë me përparua Kosova”, rrëfen i moshuari bisedën me një serb.

Edhe pse në moshë të shtyrë ai sot merret me pajtimin e gjaqeve.

“Nga dukagjini deri në kufi me Serbi, kam marrë pjesë në pajtime. Edhe sot kur i kam bërë 93 vjet, kam pas rast kur ka nderua jetë djali i vëllait dhe nuk kam mundur me shkua, më kanë thirr në telefon për të më pyetur qysh me zgjidhë atë problem”, thotë me tej 93 vjeçari nga Vushtrria.

Sfidat e 93 vjeçarit i cili u martua tre herë dhe ka 23 fëmijë

Hajzer Bojku, nga fshati Druarë i Vushtrrisë, është 93 vjeçar dhe është ndër më të moshuarit në rrethinën e Vushtrrisë. Ai përgjatë këtyre viteve është martuar tre herë dhe është baba i 23 fëmijëve. Ne ju sjellim një rrëfim të këtij plaku, mbi jetën dhe sfidat në të cilat ka kaluar ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews